Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Mehaj nderohet me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë

Ish ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është nderuar me urdhrin ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë.

Me ftesë të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, në ceremoninë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Në këtë ceremoni që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Rohde, përmes kësaj dekorate u vlerësua lartë edhe një herë puna, bashkëpunimi, profesionalizmi dhe angazhimi i ish-ministrit Mehaj, përgjatë këtyre 29 muajve që ushtroi pozitën e ministrit të Mbrojtjes.

Të hënën, ish-ministri Mehaj kishte ofruar kërkesën e tij për lirimin nga detyra për arsye familjare.

Në vend të tij, është emëruar Koloneli Ejup Maqedonci


Related posts
Lajme

Bajqinovci: Pa u dënuar e sanksionuar Serbia, nuk shoh të ardhme në dialog

Lajme

Pasi dështuan ta mbyllin, Albin Kurti e Rozeta Hajdari shkojnë në ambientet e Klan-it

Lajme

Berisha: Edi Rama dhe urdhër që për Kosovën të mos diskutohet në Kuvend

Lajme

Sulmi në Banjskë, Haradinaj”: Terroristët kishin këtë plan