Zyrtari i Vetëvendosjes, Hysni Mehani, ka reaguar ndaj gazetarit Berat Buzhala, pas ironisë së këtij të fundit për takimin mes ministres Fitore Pacolli dhe kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku.
Mehani e ka akuzuar Lushtakun për sulm ndaj tij dhe ka hedhur kritika edhe ndaj Buzhalës, duke e lidhur këtë të fundit me Lushtakun.
Reagimi i Mehanit:
Qe, Berat, po të kallëzoj!
Ka ardh me plot persona më ka goditë tinxa në prani të tri grave, që kurrë në jetë nuk kisha besu që një drenicak a shqiptar e bën një akt të tillë. Drenicak tinxar e të pabesë u kanë zor me gjetë.
Po ky tipi është ka rrin si shumë me ty, e ka harru çka është besa e tradita e shqiptarit.
Po get një pjesë të shprehive tua prej bunari ja ke transferu. Qe thojnë: kallxom çfarë shokë ke, që të të tregoj kush je.
E në mes të të sulmuarit tinxa dhe shok me bunarin, unë e zgjedhi këtë të parën! Sepse jemi mësu me u sulmu tinxa nga ata që e kanë histori me bunarin.
