Lajme

Mehmeti ka marrë pjesë në Demo Day të Programit Pre-Accelerator

Në fjalimin e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), Jeton Mehmeti, ka thënë se ndërmarrësia dhe inovacioni janë qeliza bazë për një ekonomi të shëndoshë në vendin tonë, duke shtuar se pikërisht për këtë, sot pata kënaqësinë të jem pjesë e Demo Day të Programit Pre-Accelerator në Prizren, një ngjarje që dëshmon qartë se ekosistemi i startup-eve në Kosovë, e që po zhvillohet me ritëm të qëndrueshëm dhe me potencial të jashtëzakonshëm.

Sipas zv.ministrit Mehmeti, ky program shënoi përmbylljen e një cikli të rëndësishëm për startup-et pjesëmarrëse, duke u dhënë atyre mundësinë të prezantojnë progresin e tyre, të validojnë idetë dhe të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me investitorë, partnerë dhe akterë kyç të ekosistemit.

Më tej, ai ka shtuar se së bashku me përfaqësuesin e GIZ-it, Hans Juergen Cassens, përfaqësuesin e Makerspace Innovation Center, Enis Qafëleshi, si dhe me donatorë e përkrahës të shumtë, patëm mundësinë të dëgjojmë nga afër përvojat, sfidat dhe ambiciet e ndërmarrësve të rinj prezentë.

Po ashtu, ai theksoi se përmes angazhimit tonë si Ministri dhe si Qeveri po punojmë vazhdimisht për të krijuar mekanizma konkretë mbështetës, duke filluar nga programet e financimit, te skemat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe investimet në inovacion dhe digjitalizim.

Një fokus i veçantë, sipas zëvendësministrit, për ne mbetet fuqizimi i të rinjve dhe grave në ndërmarrësi, duke rritur qasjen në financim dhe duke krijuar më shumë mundësi që idetë inovative të lidhen me tregun dhe të shndërrohen në biznese të qëndrueshme.

Ai ka shtuar se ky program është një dëshmi e fuqishme se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, partnerëve ndërkombëtarë dhe akterëve lokalë sjell rezultate konkrete dhe të matshme, duke vlerësuar se vetëm përmes këtij bashkëpunimi mund të ndërtojmë besim, mundësi reale dhe një vizion të qartë për të ardhmen ekonomike të vendit tonë.

Zëvendësministri Mehmeti i ka inkurajuar të gjithë të rinjtë që të vazhdojnë me guxim, përkushtim dhe besim në idetë e tyre dhe njëkohësisht ka bërë të ditur se institucionet tona do të jenë gjithmonë krah tyre, për ta kthyer çdo ide të mirë në një histori suksesi.

Të Ngjashme