Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mëkat i madh! 2 milion litra verë e kuqe derdhen si lumë në rrugët e qytezës portugeze! Video

Qyteza e vogël portugeze e São Lourenco do Bairro u ngjye për fat të keq me të kuqe dje pasi më shumë se 2 milionë litra verë u derdhën në rrugët e saj të qeta. Një lum vere të kuqe vërshoi poshtë qytezës kodrinore pranë brigjeve perëndimore portugeze pasi dy depozitat kryesore të distilerisë Levira ishin çarë papritur të dielën. Shkaqet e çarjes së depozitave janë ende nën hetim dhe zyrtarët nuk kanë publikuar të dhënat e hetimeve. Vendasit e shtangur shikonin verën që mjaftonte për të mbushur një pishinë olimpike teksa derdhej në rrugët e qytetit.

Rrjedhja ishte aq e madhe sa vendasit dhe zyrtarët dhanë një alarm kontaminimi, edhe pse më pas lëngu i shpërdoruar përfundoi në një fushë pa demtime. Zyrtarët thanë se qilari ku qëndornin depozitat ishte i përmbytur nga vera. Distileria Levira ka kërkuar ndjesë për incidentin që ende nuk është qartësuar.

“Jemi të përkushtuar për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejt që është e mundur”, thonin pronarët e distilerisë. Verërat e Portugalisë kanë shënuar një rritje vlerësimi në tregjet ndërkombëtare të fundmi prej varieteteve të ndryshme dhe klimës atlantike të vendit. Ekspertët thonë se konsumi i varieteteve të ndryshëm të verërave është i mirë për shëndetin e organeve të brendshme, shkruan Daily Mail.

Profesori britanik Tim Spector, tha se ndryshimi i varieteve është i ngjashëm me dietën e larmishme ushqimore të personit. Në një studim të 2019 me pjesëmarrës nga SHBA, Britania dhe Belgjika, thuhej se vera e kuqe është më e shëndetshme për zorrët e njeriut prej diversitetit të mikro-organizmave, shkruan Daily Mail.