Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Meloni ndërpret pushimet në Puglia dhe niset drejt Vlorës, vizitë edhe në shtëpinë e Ramës

Ftesa e kryeministrit Rama për të vizituar jugun e Shqipërisë me sa duket i ka ndërprerë pushimet e homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.

Ajo pritet të vizitojë sot Vlorën me ftesë të kryeministrit Rama.

Mediet italiane shkruajnë: Giorgia Meloni ndërpreu pushimet e saj në një fermë pranë Ceglie Messapica në Puglia, pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama.”

Corriere della serra shkruan se Meloni do të shoqërohet nga bashkëshorti i saj Andrea Giambruno, vajza Ginevra dhe mundet edhe nga motra e saj Arianna me bashkëshortin Francesco Lollobrigida.

Në agjendën e saj është edhe një vizitë në shtëpinë e Ramës, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin pushimet në tokën shqiptare.

Kujtojmë se pak ditë më parë, “prozhektorët” e mediave italiane u kthyen nga kryeministri shqiptar, pas një meme-je, ku Rama krahasonte shqiptarët që iknin në Itali në vitin 1991, me turistët italianë që tashmë vijnë për pushime në Shqipëri.

Kujtojmë se edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet në Shqipëri, ai mbërriti në Himarë me helikopter mbrëmjen e së dielës.

Related posts
Lajme

​26 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

Lajme

Kërcënime nga ‘Brigadat e Veriut’ - ja kush fshihet prapa tyre!

Lajme

Përmbytjet në Greqi, dëmet e shkaktuara vlerësohen deri në 5 miliardë euro

Lajme

Osmani: Policia së pari, nëse na sulmon Serbia hynë KFOR-i