Aktuale

Mësuese Esmeralda mbyll sytë në moshën 42-vjeçare, e reja lë pas dy djemtë dhe burrin, mbahet nesër ceremonia mortore

Një lajm i trishtë ka tronditur zonën e Dimalit pasi është ndarë pabesisht nga jeta mësuesja e Matematikës në Gjimnazin “Muhamer Janina”, Esmeralda Samza në moshën 42-vjeçare. Lajmin e kobshëm e ka bërë me dije faqja zyrtare e Zyrës Vendore Arsimore të Dimalit, ku shkruhet se Dimali ëhstë zgjuar i tronditur nga lajmi i vdekjes së mësueses së re.

“Ndarja nga jeta e një mësueseje të re. Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta, në moshën vetëm 42-vjeçare, të mësueses së Matematikës në Gjimnazin “Muhamer Janina”, Esmeralda Samza. Një humbje e madhe për familjen, kolegët , nxënësit dhe gjithë komunitetin arsimor të ZVA Dimal . Një jetë e re e ndërprerë shumë herët, duke lënë pas kujtime, dashuri dhe mirënjohje te të gjithë ata që e njohën. Në këto momente të vështira, ZVA Dimal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe nxënësit e saj. U prehsh në paqe, Esmeralda! Kujtimi dhe kontributi yt do të mbeten gjatë në zemrat e nxënësve dhe kolegëve” shkruhet në postimin e ndarë ditën e sotme në faqen e ZVA-së së Dimalit.

Sakaq, newsbomb.al mëson se ceremonia mortore për mësuese Esmeraldën do të zhvillohet mesditën e nesërme na varrezat e Suelasit.

E ndjera mësohet se la pas një plagë të pashërueshme për të gjithë njerëzit që e njohën ndër vite e familjen e saj të vogël, dy djemtë Antonion dhe Rianin, si dhe bashkëshortin Arjan. Deri më tani rrethanat e vdekjes së mësueses së Dimalit mbeten të paqarta.

Të Ngjashme