Lajme

Mexhiti: Subjektet politike shqiptare të bashkohen për procesin në Gjykatën e Apelit

Bashkëkryetari i VLEN-it në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka kërkuar unitet politik gjithshqiptar për mbështetjen e procesit të apelimit për ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tha se vendimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara është pritur me indinjatë dhe se subjektet politike shqiptare duhet t’i tejkalojnë dallimet dhe të bashkohen për procesin në Apel.

“Vendimin për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së e kemi marrë me indinjatë. Por, është momenti t’i tejkalojmë dallimet si subjekte politike”, deklaroi Mexhiti. “Gjithandej ku jemi, duhet të bëhemi bashkë për procesin në Gjykatën e Apelit”.

Mexhiti theksoi se beteja juridike nuk ka përfunduar me vendimin e shkallës së pare.

“Me të gjitha forcat duhet ta fitojmë betejën e dytë. Pra, nuk e kemi humbur luftën”, u shpreh bashkëkryetari i VLEN-it duke i cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare si pjesën më të lavdishme të historisë së shqiptarëve, gjithandej.

Të Ngjashme