Lajme

Ministri belg pas vizitës në Kosovë: E inkurajoj vendin të gjejë zgjidhje për bllokadën institucionale

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot, ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, duke rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për perspektivën evropiane të Kosovës dhe proceset e brendshme politike.

Ai ka theksuar se rikthimi në Prishtinë, këtë herë në cilësinë e kryediplomatit belg, ka qenë “një kënaqësi e vërtetë”, duke kujtuar edhe vizitën e mëparshme si kryetar i Namurit.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Prévot ka zhvilluar takime me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Jashtme Glauk Konjufca.

🇽🇰 Last time I was in Pristina, it was to sign a cooperation agreement in my former capacity as mayor of Namur. This time, I am back in Kosova as Minister of Foreign Affairs, and it’s a real pleasure.

I’ve had fruitful discussions with Acting President @abulenahaxhiu_ , Prime… pic.twitter.com/oCKqlzuDNW

— Maxime PREVOT (@prevotmaxime) April 17, 2026Ai ka vlerësuar angazhimin e Belgjikës në Kosovë, përfshirë kontributin në siguri përmes misionit KFOR dhe projekteve të Këshillit të Evropës, duke theksuar vazhdimësinë e mbështetjes belge.

Në deklarimet e tij, Prévot ka nënvizuar se Belgjika mbetet e përkushtuar për forcimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e policisë, migracionit dhe kapaciteteve penitenciare.

Ai ka bërë thirrje për zgjidhjen e bllokadës institucionale në Kosovë dhe stabilizimin e situatës politike, me theks të veçantë në uljen e tensioneve në veri të vendit.

E inkurajoj Kosovën që të gjejë një zgjidhje për bllokadën aktuale institucionale dhe të punojë për një stabilizim të shpejtë të situatës së brendshme politike, përfshirë vëmendjen e vazhdueshme ndaj uljes së tensioneve, veçanërisht në veri”, ka shkruar Prévot në X.

Sa i përket integrimit evropian, ai ka theksuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian duhet të mbështetet në progres të besueshëm dhe ka kërkuar njohje më të gjerë të përpjekjeve të vendit nga BE-ja.

Prévot ka rikonfirmuar se Belgjika do të mbetet një mbështetëse e qëndrueshme e perspektivës evropiane të Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut Prishtinë–Beograd dhe zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Kjo rrugë evropiane duhet të shkojë paralelisht me riangazhimin në dialogun Prishtinë–Beograd, si dhe me progres të prekshëm në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Kjo është thelbësore për stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme