Lajme

Ministri i Jashtëm boshnjak kritikon ashpër Serbinë dhe Vuçiqin: Po i fshehni kriminelët e luftës

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviç ka kritikuar ashpër qasjen e udhëheqjes së Serbisë ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë takimit të Tretë Ministror të iniciativës rajonale “Platforma për Paqen në Ballkan”, që u mbajt në Antalya.

Në panelin ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Duriç, Konakoviq theksoi se marrëdhëniet ndërmjet vendeve të rajonit nuk mund të ndërtohen pa ndershmëri dhe përgjegjësi për të kaluarën.

Ai rikujtoi luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilën e cilësoi si agresion, duke shtuar se besimi nuk mund të ndërtohet nëse kriminelët e luftës fshihen apo glorifikohen.

“Nuk mund të gënjejmë dhe të presim besim. Nëse kriminelët e luftës mbrohen apo glorifikohen, nuk mund të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore”, deklaroi ai.

Konakoviq drejtoi kritika të drejtpërdrejta ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçićq duke përmendur paraqitjen e tij publike me Milorad Dodik dhe Zeljka Cvijanoviç në Beograd.

Sipas tij, ftesa për figura të tilla dhe deklaratat për ndërtimin e ushtrisë më të fortë në rajon dërgojnë mesazhe të gabuara për fqinjësinë dhe respektin ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës.

Të Ngjashme