Lajme

​Ministri Muja u takua me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit: Për zgjidhje të qëndrueshme në këtë sektor

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, zhvilloi sot një takim me Bordin Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës për të diskutuar situatën aktuale në sektorin e qumështit.

“Ministri Muja theksoi se Ministria e Bujqësisë mbetet e përkushtuar për të adresuar sfidat e sektorit të qumështit dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për stabilizimin e zinxhirit të vlerës.

Duke përfshirë prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe produkteve të tij.

Ai nënvizoi se mbështetja e prodhuesve vendorë, ruajtja e konkurrencës së drejtë në treg dhe siguria ushqimore, janë prioritet i Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me prodhuesit, përpunuesit dhe institucionet përgjegjëse për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata për sektorin e qumështit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Të Ngjashme