Lajme

Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon zyrtarin e NATO-s në Bruksel, diskutojnë për Kosovën dhe rolin e KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, është takuar me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, në Bruksel, në një takim që kishte për qëllim forcimin e dialogut strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit me Aleancën.

Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në çdo nivel, si dhe i është kushtuar vëmendje e veçantë Kosovës dhe rolit të KFOR-it në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Roli strategjik të Korridori VIII dhe zhvillimii i Porto Romanos me mbështetjen e mëtejshme nga Aleanca, i rendësishëm për avancimin e projekteve me rëndësi kombëtare dhe rajonale”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në postimin e publikuar lidhur me këtë takim thuhet: “Bruksel- Takim i rëndësishëm me Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO, në funksion të forcimit të dialogut strategjik dhe thellimit të bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën në çdo nivel. Vëmendje e veçantë ndaj Kosovës dhe rolit të KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes. Roli strategjik të Korridori VIII dhe zhvillimii i Porto Romanos me mbështetjen e mëtejshme nga Aleanca, i rendësishëm për avancimin e projekteve me rëndësi kombëtare dhe rajonale. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej rolin e saj në NATO, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.”

Të Ngjashme