Analisti Rron Gjinovci ka ironizuar në rrjete sociale për raportimet se disa analistë janë paguar nga një ish-kandidate për deputete nga radhët e LDK, për ta përmendur atë në media.
Në një postim në Facebook, Gjinovci ka përmendur disa emra publikë, duke shkruar me ironi:
“Mirëmëngjes Visar Ymeri, Belgzim Kamberi, Ylli Hoxha, Ermal Panduri, Arta Avdiu!
A ka naj kandidate diçka ma të re që se njohim na tjert, kallxonani se mbetëm në terr informativ 😀”.
