Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mirlind Daku nominohet për lojtarin dhe sulmuesin e vitit në Rusi

Futbollisti shqiptar, Mirlind Daku, u transferua në Rubin Kazan gjatë afatit veror nga skuadra e Osijekut për 1.2 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni aktual ai ka shkëlqyer duke shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asiste në 24 paraqitje.

Daku është nominuar për dy çmime në kampionatin rus, si lojtari më i mirë i sezonit dhe sulmuesi më i mirë.

Tifozët kanë të drejtën të votojnë nga data 2 maj deri më 13 maj, kurse pjesa tjetër varet nga votat e ekspertëve – të cilat fillojnë nga 15 maj deri më 24 maj.