Aktuale

Momente panikunë ajër për 220 pasagjerë/ Piloti pëson atak në zemër, avioni bën ulje emergjente

Një avion i kompanisë ajrore Jet2 me rreth 220 pasagjerë në bord ka kryer një ulje emergjente në Porto, pasi piloti pësoi një atak në zemër gjatë fluturimit nga Tenerife drejt Birmingham.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi ndërsa avioni ndodhej në lartësi të madhe, duke shkaktuar shqetësim dhe panik mes pasagjerëve. Menjëherë pas emergjencës mjekësore, ekuipazhi kërkoi ndihmë në bord, ndërsa bashkëpiloti mori kontrollin e avionit dhe nisi procedurat për ulje emergjente.

Pasagjerët kanë treguar se në kabinë u krijuan momente tensioni, me udhëtarë të frikësuar, fëmijë që qanin dhe stjuardesa që pyesnin nëse ndodhej ndonjë mjek mes pasagjerëve.

Avioni arriti të ulej në mënyrë të sigurt në aeroportin e Portos rreth orës 02:11 të mëngjesit. Piloti u transportua menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa pasagjerët vijuan udhëtimin drejt Britanisë me një tjetër fluturim.

Në një reagim zyrtar, kompania Jet2 deklaroi se siguria e pasagjerëve nuk u vu në rrezik në asnjë moment dhe kërkoi ndjesë për shqetësimin e shkaktuar, duke ofruar gjithashtu ndryshime falas për udhëtimet e ardhshme.

Të Ngjashme