Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar një mesazh kërcënues në telefon nga një person i panjohur.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 24 gusht në Mitrovicën e Veriut, ndërsa mesazhi është pranuar përmes SMS-it.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet për identifikimin e personit që dyshohet se ka dërguar mesazhin kërcënues.
Mitrovicë Veri / 23.08.2026-19:15. Me datë 24.08.2026 ankuesja femër ka raportuar, se në telefonin e saj ka pranuar një “sms” nga një person i panjohur, me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
