Lajme

Mos dilni pa çadër nesër, ky është parashikimi i motit

Të martën parashikohet të depërtojë fronti i ftohtë që në orët e mëngjesit, me ç’rast moti do të karakterizohet i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu në të gjithë vendin, të cilat lokalisht dhe herë pas here pritet të jenë intensive. Në zonat e larta malore reshje të dendura bore.

Situata e motit, në momente të caktuara, mund të shoqërohet me ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C. /MeteoKosova/

Të Ngjashme