Lajme

“Mos pyet pse s’të duan” – Bukuroca i reagon ashpër Vjosa Osmanit pas deklaratës për postin e presidentes

Publicisti Lis Bukuroca ka reaguar pas deklaratës së Vjosa Osmanit, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye ta refuzojë rikthimin e saj në postin e presidentes.

Bukuroca e ka komentuar këtë qëndrim me një gjuhë kritike dhe ironike, duke vënë në pikëpyetje raportet politike dhe arsyet e mundshme të kundërshtimeve brenda skenës politike, transmeton “Bota sot”.

Në shkrimin e tij në Facebook, ai vlerëson se problemi nuk qëndron te emri i Osmanit, por te përplasjet dhe deklaratat e ndërsjella politike që kanë shoqëruar marrëdhëniet e saj me Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, këto zhvillime kanë krijuar tensione që tejkalojnë çështjen e kandidaturës, duke e zhvendosur debatin në një nivel më të gjerë politik dhe personal.

Shkrimi i plotë

Dhe sinqerisht… ka të drejtë.

Për emrin nuk ka asnjë arsye.

Madje edhe VV e do lumin Vjosa: ekologji, natyrë, pastërti.

Por kur vjen puna te mbiemri Osmani, aty ekologjia politike u turbullua dhe u ndot keq.

Jo prej VV-së, por prej deklaratave të Vjosës.

U fut krenare dhe vullnetarisht në konflikt me Kurtin, e akuzoi, e goditi, përhapi të pavërteta për të fituar 4% më shumë…

(Prisja së paku 10%)

dhe pastaj pyet:

“Pse s’më duan?”

Thuajse nuk ishe ti që ua ofrove arsyet.

Thuajse nuk ishin akuzat e tua dhe intervistat.

Shpifjet.

Ndoshta VV nuk ka asnjë arsye, por Kurti po. Madje disa!

Sidoqoftë, emrin tënd nuk do ta refuzojë askush. Shumica e do atë. Tani problemi është vetëm te ngarkesa që vjen bashkë me mbiemrin e Vjosës.

Nga një ish-presidente pritej më shumë sjellje diplomatike dhe kulturë komunikimi.

Sidomos pas shkeljes së Kushtetutës dhe prishjes së Kuvendit.

Tani mund, ndoshta mund, të të ndihmojë një pendim i sinqertë dhe një kërkimfalje.

Madje duhet.

Uroj ta bësh për Kosovën!

Të Ngjashme