Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, i ka reaguar ashpër gazetarit Berat Buzhala, duke e akuzuar për lidhje të mëhershme me biznesmenë serbë të përmendur në veri të Kosovës
Në një postim, Bahtiri pretendon se gazetari kishte qenë i lidhur me partnerë në gurthyesin e Leposaviqit dhe se biznesi i tij kishte përfunduar në falimentim.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se personat e përmendur nuk kanë më vend në Kosovë dhe se, në rast të kthimit, do të përballen me burg.
Postimi i Bahtirit:
Mos u tut o Berat! Operacionet e mia kanë fillu prej 2013-tës.
Vonë po i tregon publikut Berat.
Ti e din se mu prej vitit 2013 ndër të tjerash m’u pat imponu edhe detyra e kirurgut, se m’u pate dhimtë kur e pash që ishe ngjitë fort me Zvonko Veselinoviçin, Stojan Mihaloviçin e Aleksander Mihajloviçin.
Aq shumë më erdhi keq për ty, sa vendosa me marrë përsipër një hap shumë të madh. M’u desh të bëja një operacion pa anestezion, sepse krimi dhe kontrabanda kishin zënë rrënjë tepër thellë.
E në kuadër të këtij operacioni, në mesin e të tjerëve, erdhi edhe momenti yt për t’u ndarë nga partnerët disavjeçarë në gurthyesin e Leposaviqit, sepse shthurja e krimit dhe korrupsionit e mundësoi bankrotimin e biznesit tuaj, ARENA INVEST SH.P.K., e cila zyren qendrore e kishte në Leposaviç.
U ndave nga partnerët për të cilët, sipas deklarimit tënd, nuk e kishe ditur se ishin serbë. Madje, siç ke thënë vetë:
“Edhe po ta kisha ditë, nashta kisha thanë ANI!”
Tash lëre që nuk i ke më në Veri, po nuk i ke as në Serbi, se siç po flitet, kanë marrë rrugen për Rusi!
Nëse komunikon me ta, bëju të fala, e tregoju se vend në Kosovë ma nuk kanë.
Kanë ikë nga villa milionëshe e nëse kthehen, do të kthehen direkt në burg.
