Babai i njërës prej dy vajzave të mitura që humbën jetën tragjikisht në plazhin e Tales ka folur për herë të parë pas ngjarjes që tronditi opinionin publik.
Mes dhimbjes së thellë për humbjen e së bijës, ai ka kujtuar momentet e fundit para tragjedisë, duke treguar se vajza kishte insistuar vazhdimisht që atë ditë të shkonte në plazh me të afërmit.
“Mu lut shumë për të shkuar. Nuk e kisha lejuar më parë të shkonte në det, ishte hera e parë”, ka rrëfyer ai.
See also “Mollë sherri” ngacmimi i një vajze? Konflikt mes një grupi të rinjsh në Lezhë, policia në kërkim të tyreBabai tregoi gjithashtu se në kohën kur ndodhi ngjarja ndodhej në Durrës dhe se fillimisht nuk ishte informuar për përmasat e tragjedisë.
“Kur ndodhi ngjarja isha në Durrës. Më thanë vetëm se vajzat nuk ishin në gjendje të mirë. Më pas mësova se kishin hyrë në det pa i treguar askujt. Tezja e njërës prej tyre ishte aty, ndërsa kunata ime ndodhej me bashkëshortin”, u shpreh ai.
See also Arma sekrete e Iranit që është bërë thembra e tij e AkilitNgjarja e rëndë ndodhi më 19 qershor në plazhin e Tales, ku dy kushërirat, Jonida Dajlani, 9 vjeçe, dhe Adelajda Misha, 11 vjeçe, humbën jetën pasi hynë në det për t’u larë. Sipas dëshmive të familjarëve, ato kishin hyrë në ujë pa dijeninë e të rriturve, ndërsa kushtet e vështira në det dhe dallgët e forta ua pamundësuan kthimin në breg.
