Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK, Ganimete Musliu në sallën plenare tha se procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së dhe KPM-së po bëhen në mënyrë të përshpejtuar.
Musliu deklaroi se Kuvendi i Kosovës po shndërrohet në mekanizëm formal pa respekt dhe dinjitet për deputetët.
“Mbrëmë deri orën 01:35 punuam në komisionin ad-hoc për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së, ndërsa sot jemi ftuar në orën 09:00 për të proceduar për zgjedhjen e anëtarëve të KPM. Sikur në të parën edhe në të dytën në procedura të përshpejtuara pa respektuar afatet dhe rregulloren e Kuvendit.
Çka është kjo nguti? Pse s’po ju jepni afat për të përkthyer dokumentet në gjuhën shqipe ashtu siç e përcakton ligji dhe Kushtetuta? Kjo nuk është neglizhencë, është degradim i Kuvendit si institucion i cili po shndërrohet në mekanizëm formal pa respekt dhe dinjitet për deputetët”, tha Musliu
