Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu: U diagnostikova me një problem në zemër para dy vitesh, më duhet të tërhiqem përkohësisht

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu bëri të ditur se ajo u diagnostikua me një problem në zemër rreth dy vite më parë dhe tani do t’i duhet t’i nënshtrohet një operimi jashtë vendit pasi kjo nuk mund të kryhet në Kosovë.

Ajo tha se sistemit shëndetësor të Kosovës i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, duke shpresuar që kjo gjendje të përmirësohet dhe njerëzit të mos kenë nevojë për trajtim jashtë vendit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Të dashur miq

Ju që më keni qëndruar pranë në momente shumë të lumtura dhe në momente shumë të rënda,

ju njoftoj se, pas një vizite të mjeku në QKUK, rreth dy vite më parë u diagnostikova me një problem në zemër.

Gjatë gjithë kohës jam trajtuar në Kosovë dhe dua të falënderoj të gjithë mjekët që punojnë në reaprtin e Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në QKUK dhe në Spitalin Amerikan që u kujdesën për mua.

E falënderoja po ashtu çdo institucion dhe çdo individ që ishte pranë meje dhe më ofroi mbështetje.

Mbështetja e tyre më ka bërë jashtëzakonisht mirënjohëse, por edhe krenare për çdo hap që kam bërë sepse në një moment shumë delikat të jetës sime më kanë dëshmuar se jam e bekuar me miq të vërtetë.

�Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë.

Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit.

Mëqe me duhet të tërhiqem përkohësisht nga puna ime e përditshme, dua t’ju falënderoj të gjithëve padallim, që më keni shkruar, jeni lutur për mua dhe më keni uruar gjithë të mirat.

Paçi edhe ju shendetin dhe të gjitha të mirat në jetë.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.