Lajme

Mustafa – Armend Mujës: Grantet e subvencionet e bujqve janë zvogëluar gjithandej

Besian Mustafa nga LDK ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë Armend Muja pas miratimit të programit bujqësor 2026.

Mustafa tha se grantet e subvencioneve për bujqit e fermerët janë zvogëluar gjithandej.

“Sot VV i dha shkelm bujqësisë në Kosovë!

Grantet e subvencionet për bujqit e fermerët i paskan zvogëluar gjithandej.

A jeni gjallë bujq, fermer, grumbullues, përpunues? Unë ju njoh për trima që nuk e shtrijnë qafën”, ka shkruar Besian Mustafa.

Të Ngjashme