Lajme

NATO me vendim të ri për KFOR-in – Bytyçi reagon fuqishëm: Kurti doli fitues në veri të Kosovës!

Pas deklaratës së Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë, gjeneralit amerikan Alexus G. Grynkewich, se NATO do të fillojë gradualisht përshtatjen e pranisë së misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë, për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë, ka reaguar profesori Enver Bytyçi.

Bytyçi në një shkrim dërguar “Bota sot”, këtë gjë e ka interpretuar këtë vlerësim si dëshmi të ndryshimeve në terren dhe si pasojë të zhvillimeve të fundit politike e të sigurisë në vend, duke e lidhur atë me masat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës dhe dinamikat e raportit me Serbinë.

Në këtë kontekst, ai ka ngritur edhe pikëpyetje mbi qëndrimet e mëhershme politike dhe ndikimin e tyre në debatin për sigurinë në veri të vendit, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G. Grynkewich, tha se NATO gradualisht do të përshtatë forcën për mbështetjen e misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të, siç tha ai, përmirësimit të situatës së sigurisë në vend.

Domethënë se në Kosovë paskemi një situatë të përmirësuar të sigurisë. Madje në kushtet kur lufta në Ukrainë vazhdon, kur tensionet në Lindjen e Mesme janë të larta si asnjëherë tjetër. Kur Serbia e Aleksandër Vuciq kërcënon vazhdimisht paqen dhe sigurinë në Kosovë e në rajon.

A mundet që së paku tani t’i japim të drejtë Albin Kurtit për masat që mori kundër pranisë serbe në veriun e Kosovës?! A mundet që të gjithë ata që i dolën kundër të pranojnë se kanë bërë politikë me fatin e Kosovës?! Sepse siguria e përmirësuar në Kosovë është vetëm pasojë e faktit që Albin Kurti ia tregoi kufijtë Serbië. Ndërkohë që të tjerët thoshin se “duhet korrigjuar dhe ndryshuar ky kufi”!

Koha i shëron të gjitha plagët!

Të Ngjashme