Lajme

​Ndalet qarkullimi i automjeteve nëpër Graçanicë

Policia e Kosovës ka ndaluar kalimin e automjeteve në qendër të Graçanicës, duke ia mundësuar qytetarëve serbë lëvizjen drejt manastirit të këtij qyteti.

Ku edhe po mbahet mesha për të ashtuquajturin “Vidovdan”.

Derisa është shtuar numri i atyre që po vizitojnë manastirin, në mesin e tyre shihen flamuj me simbole fetare ortodokse, përfshirë portretin e Jezu Krishtit.

Ndërsa disa besimtarë mbajnë kryqe të mëdha prej druri gjatë rrugës drejt oborrit të manastirit.

Të Ngjashme