Imami i njohur Elvedin Peziq, është ndaluar nga policia në Vitomiricë.
Sipas gazetares së Klan Kosovës Altiana Zogaj, ai e ka pasur të ndaluar hyrjen në Kosovë.
Peziq u zbulua nga autoritetet teksa në këtë fshat të Pejës kishte për të mbajtur një aktivitet fetar, derisa ende nuk dihet se cila është arsyeja e ndalimit të Peziq për të hyrë në Kosovë.
Ai kishte për të mbajtur një ligjëratë në Qendren Rinore të Vitomiricës nga ora 17:15 e deri në orën 19:00.
Imami u dërgua në stacion për t’u intervistuar.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të marrë një informatë zyrtare, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
