Lajme

Ndalohet një shtetas i Kosovës në hyrje në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në pikën kufitare Bllacë është ndaluar një shtetas i Kosovës.

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për K.K., 22 vjeç, i cili u ndalua gjatë hyrjes në shtet.

Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve në evidencat operative, policia konstatoi se ndaj tij ishte lëshuar masa “arresto” nga Interpoli.

Ndërhyrja e policisë u bë më 2 qershor 2026, rreth orës 08:40.

Pas ndalimit, i dyshuari iu dorëzua stacionit policor për procedura të mëtejshme.

Të Ngjashme