Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vjen sot në Kosovë, takohet me Osmanin

 
   

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus do ta vizitojë sot Kosovën.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Goffus do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, takim që do të zhvillohet nga ora 16:00.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Vendi: Kabineti i Presidentes;”, thuhet në njoftimin e Presidences.