Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Ndoka “tradhton” Berishën: Nuk e mbroj dot, le të merren avokatët e vet me të

Hetimi i Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë për kreun e PDK Nard Ndoka është pozitive. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv Ndoka tha se shkëlqimin e këtij reagimi të SPAK e “sfumon” sipas tij veprimi me regji, e këtu iu referua mënyrës sesi shkuan në selinë e Rithemelimit agjentët për t’i komunikuar Berishës caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje.

“Është pozitive që SPAK po reagon. E kemi pritur që edhe politika të tronditet nga ky realitet plogështie. Shkëlqimin ia heq që njëra palë e ka kapur dhe po vijon me regji. Por fakti që SPAK po heton është poizitive”, tha ai.

Sa i përket mënyrës se si u përball Berisha në Gjykatë duke mos shkuar personalisht dhe më pas duke e bojkotuar procesin edhe nga ana e përfaqësuesve të tij ligjorë, Ndoka i jep të drejtë.

“E para Berisha ka dërguar avokatët e tij. Berisha vërejti që të dielën shkuan dy personazhë me letër te PD. Pse? Me kriju frikë terror…

Nëse kjo s’do kishte ndodhur ai do merrte pjesë. Kushtetuta është mbrojtje e veçantë sidomos për opozitën. Mazhoranca sulmon opozitën prandaj mbrojtja është krijuar më shumë për të mbrojtur opozitën”, tha Ndoka në Report Tv.
Sipas kreut të PDK edhe arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas është bërë për show.