Aktuale

“Ndoshta halli më bëri që të të dashuroja”, Etleva ia thotë “troç” burrit

Etleva ka sjellë këtë të diel, 24 maj, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani në një ballafaqim bashkëshortin e saj, Shkëlqimin. Konflikti mes çiftit ka nisur që pesë vite para dhe shkak është bërë një “disfatë dhe një gabim” që Shkëlqimi ka bërë, që sot ka vendosur në pikëpyetje banesën e tyre.

Përballja mes tyre është ftohtë dhe deri sikur e ashpër. Teksa Etleva tregon vështirësitë që ka kaluar në jetë, qysh e vogël, shprehet se ndoshta ka qenë halli ai që e bëri të dashurohej më Shkëlqimin.

Teksa ky i fundit shpreh të kundërtën, se i është përkushtuar dhe e ka dashur më shumë se vetë jetën e tij.Etleva: Të tregosh jetën dhe historinë time të duhet një natë dimri. Erdha në jetë nga dy prindër, që u divorcuan kur unë isha 6-muajshe. Aty jeta ime mori një jetë tjetër. U rrita nga gjyshja ime nga ana e mamasë, për 10 vite me radhë, në qytetin e Shijakut. Pas asaj kohe ajo vendosi që të më dërgonte te mamaja ime në qytetin e Peqinit. Atje jetova për 7 vite të tjera, kur njoha edhe Shkëlqimit. Familja e Shkëlqimit nuk e pranonte lidhjen tonë, për shkak se familja e burrit që mamaja ime ishte martuar, (njerku), ishte me biografi të keqe. Aty lindi një sfidë tjetër e jetës sime. Që lidhja ime të kurorëzohej duhej që të më hapej një derë tjetër dhe ajo ishte dera e babait tim, që unë të filloja gjimnazit, të filloja punë dhe jetën time me Shkëlqimin.Ardit Gjebrea: Po ti u dashurove me Shkëlqimin?

Etleva: Halli ndoshta më bëri që të dashurohesha, sepse nuk kisha zgjidhje të tjera. Atje u njoha, u dashurova.

Shkëlqimi: Po jo moj, se nuk dole keq ti nga ajo dashuri.

Ardit Gjebrea: Si?

Shkëlqimi: Nuk doli keq nga ajo dashuri, sepse ka qenë një përkushtim i jashtëzakonshëm i imi ndaj saj. E kam dashur më shumë edhe se jetën time, i jam përkushtuar jashtë mase. Ajo ka bërë jetë, derisa pësuam disa disfata, ajo ka bërë një jetë luksoze, si princeshë

Të Ngjashme