Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor kanë hyrë në fuqi, duke sjellë masa më të ashpra për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit. Synimi është rritja e sigurisë rrugore dhe ndëshkimi më i fortë i shkeljeve të përsëritura.
Një nga masat më të rënda lidhet me drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit. Nëse një drejtues është ndëshkuar më parë për këtë shkelje dhe kapet sërish duke drejtuar automjetin me më shumë se 0.5 gram alkool për litër gjak, leja e drejtimit do t’i hiqet përgjithmonë, pa mundësi për ta rimarrë përmes autoshkollës.
NEWS Zhvatën 22 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmës ekonomike, Prokuroria nis hetimin për dy punonjëset e postësMasa të reja parashikohen edhe për drejtimin e automjetit pa leje drejtimi. Për personat madhorë, përveç gjobës, parashikohet ndalimi për një vit i së drejtës për t’u pajisur me patentë. Ndërsa për të miturit që kapen duke drejtuar automjetin, marrja e lejes së drejtimit shtyhet me dy vite pas mbushjes së moshës 18 vjeç.
Rregulla më të rrepta do të zbatohen edhe për drejtuesit e rinj gjatë dy viteve të para pas marrjes së patentës. Gjatë kësaj periudhe nuk lejohet asnjë nivel alkooli në gjak.
Ndryshime ka edhe për shpejtësinë. Kufiri maksimal vendoset në 90 km/h në autostrada dhe 80 km/h në rrugët jashtë qendrave të banuara. Shkelja e këtyre kufizimeve ndëshkohet me gjobë nga 5 deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh.
NEWS Grabitje në argjendari, magazina dhe kompani/ Çmontohet banda në Itali, arrestohen tre shqiptarëNë rast se drejtuesi kryen dy shkelje brenda një viti, masat kufizuese mund të zgjaten edhe për një vit tjetër.
Ashpërsohen gjithashtu gjobat për tejkalimin e shpejtësisë në zonat e banuara dhe pranë shkollave, si edhe për garat me automjete dhe manovrat agresive. Për këto shkelje gjobat mund të arrijnë deri në 60 mijë lekë.
NEWS “Do të vras, nuk ta harroj”, kërcënoi drejtoreshën e Tatimeve, bashkëshorti i Elisa Spiropalit vihet nën hetimMasa të reja parashikohen edhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. Nëse një drejtues kapet dy herë brenda një viti duke përdorur telefonin në timon, leja e drejtimit pezullohet për tre muaj.
Ndalimi i përdorimit të celularit nuk kufizohet vetëm te drejtuesit e automjeteve. Rregulli shtrihet edhe te drejtuesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubikë dhe monopatinave.
Me ndryshimet e reja, autoritetet synojnë të forcojnë kontrollin ndaj shkeljeve që konsiderohen me rrezik të lartë për jetën dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.
