Lajme

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Në ditën e 15 të protestës, protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave të Rruga e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit.

Djegia e koshave të mbeturinave është shoqëruar edhe me thirrjet: Kështu do të digjet edhe diktatura”, raporton A2 CNN.

Protesta një ditë më parë u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe me më pak pjesëmarrës, krahasuar me ditët e mëparshme.

Studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Këto mbeten thirrjet kryesore të protestuesve, të cilët prej ditësh janë përfshirë në tubime dhe marshime në kryeqytet./teve1.info/

Të Ngjashme