Aktuale

Në kërkim nga SPAK për abuzim me tenderat e AKSHI-t, arrestohet në Francë, biznesmeni shqiptar (EMRI)

Biznesmeni Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e AKSHI-t është ndaluar në Francë.

Ndaj tij, SPAK ka masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërkohë që pas ndalimit nga autoritetet franceze pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Beqiraj zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta.

NEWS  LAJMI I FUNDIT/ Para nisjes së protestës, policia vendos gardh metalik te ura e Lanës! Ndalohen qytetarët të shkojnë drejt Kryeministrisë

Të Ngjashme