Në Qendrën e Numërimit të Votave (QKN) ka nisur procesi i numërimit të votave për deputetë, ku janë bërë publike edhe rezultatet e para për kandidatët e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Sipas të dhënave të para, më i votuari del Vjosa Osmani Sadriu me 1,581 vota.
Pas saj renditet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 1,456 vota.
Në vendin e tretë gjendet Doarsa Kica Xhelili me 1,104 vota, ndërsa në vendin e katërt është Hykmete Bajrami me 833 vota.
Listën e pesë më të votuarve e mbyll ish-kryeministri Avdullah Hoti me 693 vota.
