Lajme

Nënë e dy fëmijëve të vegjël, kjo është 27-vjeçarja që i dha fund jetës në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme, Vlora u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 27-vjeçare humbi jetën në rrethana tragjike pasi ra nga kati i gjashtë i një pallati.

Antika Bylyshaj Velaj, nënë e dy fëmijëve të mitur, u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në duart e mjekëve.

Sipas burimeve paraprake, familjarët kanë shprehur dyshime se e reja kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim nga autoritetet.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet nesër, me nisje nga banesa e tyre në orën 12:00, drejt varrezave të qytetit.

Ngjarja ka tronditur qytetin bregdetar, ndërsa e reja lë pas dy fëmijë të mitur dhe dhimbje të madhe tek familjarët e të afërmit.

Dyshohet se u hodh nga kati i 6 i banesës, ndërron jetë 27-vjeçarja në Vlorë

Të Ngjashme