Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Netanyahu: Forcat izraelite shkatërruan selinë, tunelet dhe bazat e Hamasit

Udhëheqësi i Hamasit ‘i rrethuar në bunker’, pretendon ministri izraelit – ndërsa Netanyahu thotë ‘qendrat, tunelet dhe bazat janë shkatërruar’.

Ministri izraelit i mbrojtjes ka thënë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë depërtuar në “zemrën e qytetit të Gazës” – dhe se lideri i Hamasit në enklavë, Yahya Sinwar, është “i rrethuar në bunkerin e tij”.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se po luftojnë në ‘zemër të qytetit të Gazës’

Forcat izraelite janë shtyrë thellë në qytetin e Gazës, sipas një komandanti të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

“Për herë të parë në dekada, IDF po lufton në zemër të qytetit të Gazës. Në zemër të terrorizmit,” tha gjeneralmajor Yaron Finkelman.

Nuk kishte asnjë tregues në terren se forcat izraelite kishin lëvizur masivisht në qytet, por një zëdhënës i ushtrisë, Richard Hecht, sugjeroi se trupat rrethuese mund të bënin bastisje brenda.

“Çdo ditë dhe çdo orë forcat po vrasin militantë, duke ekspozuar tunele dhe duke shkatërruar armë dhe duke vazhduar më tej në qendrat e armikut,” tha gjeneralmajor Finkelman.

Krahu ushtarak i Hamasit tha se luftëtarët e tij po i shkaktonin humbje dhe dëme të mëdha forcave izraelite./Skynews