Deputeti i LVV-së, Nezir Kraki, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Sali Rexhajt, duke kritikuar edhe televizionet T7 dhe Klan për përmbajtjet që, sipas tij, transmetojnë.
Kraki ka thënë se gara për klikime dhe shikueshmëri nuk duhet të jetë më e rëndësishme se dinjiteti i gazetarisë, ndërsa ka kritikuar ashpër hapësirën televizive që u jepet personave që, sipas tij, promovojnë teori komplotiste në favor të Serbisë.
Postimi i Krakit:
Televizioni T7 por edhe Klani duhet te turperohen me llomin e shoqerise qe na nxjerrin ne ekran ne disa raste. As ne televizione serbe nuk degjon teori te tilla idioteske e komplotiste ne favor te Serbise.
Gara per klikime e per shikime nuk duhet te vleje me shume se dinjiteti i dhjetra gazetareve qe enderrojne te bejne gazetari.
Eshte e paparanueshme se si i jepet kohe televizive secilit psikopat te humbur ne moqalin e frustrimeve nga deshtimet personale dhe urrejtjes patologjike ndaj Albin Kurtit.
Keta qe s’jane askushi dhe vdesin me qene dikushi. Por kur je askushi, as CNN nuk kryen pune.
