Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të përditësojë të dhënat që po i merr nga Qendrat Komunale të Numërimit.
Deri më tani, numërimi ka mbërritur në mbi 50% (50,08%).
Sipas rezultateve preliminare, Aleanca është partia e katërt nga partitë shqiptare dhe pritet të marrë 8 mandate.
Ndërkaq, nga rezultatet e deritanishme nga QKN, kjo është top 10-shja e kësaj partie:
Ardian Gjini 19,336 vota
Ramush Haradinaj 17,451 vota
Daut Haradinaj 13,425 vota
Besnik Tahiri 11,685 vota
Bekë Berisha 9,419 vota
Burim Ramadani 8,671 vota
Time Kadrijaj 8,389 vota
Agim Çeku 7,483 vota
Arber Tolaj 7,038 vota
Albana Bytyqi 4,848 vota
