Aktuale

Ngarje tragjike në vend, gjendet i mbytur në liqen një person

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit.

Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, bën me dije se 62-vjeçari, Besnik Koka, është mbytur në rrethana ende te pazbardhura.

Policia është në vendngjarje dhe po heton rastin. Ai bëhet viktima e tretë që humb jetën për shkak të mbytjes.

Më parë ditën e sotme në Plazhin e Tales u gjetën të mbytura dy vajza të mitura./Top Channel

Të Ngjashme