Aktuale

Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Flet e tronditur kushërira e 62-vjeçarit: Të dy kanë qenë të mirë

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin këtë të enjte në qytetin e Shkodrës.

Një 62-vjeçar, i identifikuar si Shqefën Ziqi qëlloi për vdekje me çifte gruan e tij, Bardhi Ziqi, 55 vjeçe, pak metra larg dyqanit të familjes, në lagjen “Mark Lula”.

Të afërmit shprehen për mediat se familja Ziqi nuk ka pasur debate, madje ata i përshkruajnë si një çift të sjellshëm dhe jo problematik.

See also  VIDEO/ Sulmet në aeroportin e Dubait, qytetarët në panik e frikë, momenti kur tentojnë të largohen pas…Kushëriri e autorit të dyshuar të krimit, Zojë Nika, shprehet se nuk ka dëgjuar kurrë debate mes çiftit dhe se ngjarja e sotme i ka shokuar.

“Njeri shumë i mirë, edhe gruaja. Në këtë lagje, të pyesësh cep më cep, nuk ia di kush një fjalë të keqe asaj gruaje. Ne na vjen shumë keq. Të dy kanë qenë të mirë. Fat i zi. E kam kushëri, edhe për gruan kam shumë respekt, sepse ka qenë grua e urtë. Debate kurrë skam dëgjuar. Kanë shkuar shumë mirë”, shprehet ajo.

See also  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Të Ngjashme