Aktuale

Ngjarje shokuese në Tiranë, gjendet e pajetë një grua në Liqenin e Thatë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua është gjetur e pajetë në ujë.

Sipas informacioneve paraprake, trupi është nxjerrë nga liqeni nga polumbarët, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur polumbarët kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të gruas.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se te “Liqeni i Thatë”, dyshohet se ishte vetëhedhur në ujë, një shtetase.

Shërbimet e këtij stacioni njoftuan polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet dhe gjetën në ujërat e liqenit, rreth orës 09:00, trupin e pajetë të shtetases M. T., rreth 45 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Të Ngjashme