Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ngjarje tragjike/ Avioni rrëzohet mbi një shtëpi, ka viktima dhe të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur rëndë pasi një avion u rrëzua në çatinë e një shtëpie në SHBA.

Mësohet se një aeroplan i vogël është rrëzuar rreth orës 19:00 të martën në Neëberg Oregon të SHBA. Sipas medieve lokale, avioni tip Cessna me tre persona në bord u rrëzua mbi një shtëpi.

Sipas informacioneve të marra nga KPTV, dy persona të cilët ishin në bordin e avionit ndërruan jetë në vendin e ngjarjes ndërsa një i tretë u dërgua në spial me dëmtime të shumta.

Përsa i përket shtëpisë mbi të cilën u rrëzua avioni, mësohet se ka patur njerëz brenda por fatmirësisht janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar.