Ka nisur ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një projekt që synon të përmirësojë lidhjet infrastrukturore dhe lëvizjen ndërmjet zonave në të dy anët e lumit.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ndërtimi i urave kontribuon në forcimin e lidhjeve mes komuniteteve dhe rritjen e lirisë së lëvizjes.
“Sa më shumë ura të ndërtohen, aq më e fortë është lidhja, duke sjellë më shumë liri të lëvizjes dhe qarkullim më të madh”, u shpreh Kurti.
Sipas tij, ura e re do të jetë 65 metra e gjatë dhe 21.5 metra e gjerë, ndërsa do të lidhë fshatrat Zhabar dhe Gushac me Vidimriqin.
“Me urën e re, e cila do të jetë 21.5 metra e gjerë dhe 65 metra e gjatë, afrojmë Zhabarin e Gushacin me Vidimriqin, dhe po ashtu revitalizojmë gjithë zonën përreth saj në kuadër të projektit zhvillimor për Ibrin”, tha kryeministri Albin Kurti.
