Lajme

Nis numërimi i votave për deputetë në Obiliq, procesi pritet të zgjasë tri ditë

Numërimi i votave për deputetë ka nis në shumicën e komunave të vogla, ndërkohë, në komunat e mëdha, ky proces pritet të nis pasdite.

Në Qendrat Komunale të Numërimit të Votave, po bëhet edhe rikonfigurimi i votave për partitë politike.

Ky proces ka nis edhe në Obiliq, konkretisht në palestrën e sportit të gjimnazit “17 Shkurti”.

Menaxheri i kësaj qendre, Afrim Krasniqi për KosovaPress, tha se procesi është duke shkuar në rregull dhe pa pengesa.

Krasniqi: Ka filluar numërimi i votave, gjithçka po shkon në rregull

“Tashmë kemi filluar me procedurat e numërimit të vendvotimeve, gjithçka është duke shkuar në rregull. Fatmirësisht nuk kemi pasur ndonjë parregullësi, mbrëmë e kemi pranuar materialin zgjedhor nga këshillet e vendvotimeve”, tha Krasniqi.

Ai bëri të ditur se në katër tavolina janë të angazhuar nga pesë numërues, ku të pranishëm janë dhe anëtarët komunal të zgjedhjeve.

Krasniqi shtoi se brenda tre ditëve pritet të përfundoj numërimi i votave në këtë qendër.

Krasniqi: Brenda tre ditëve besoj se do të mbaroj ky proces

Diku brenda tre ditëve shpresojmë se do t’i përfundojmë të gjitha”, tregoi ai.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përqindja e qytetarëve që kanë votuar dje në këtë komunë është 44.36%. Në Obiliq kanë pasur të drejtë vote kanë pasur 25 mijë e 214 qytetarë, prej tyre kanë votuar vetëm 11 mijë e 186 qytetarë.

Nga kjo pjesëmarrje, Lëvizja Vetëvendosje në Obiliq ka marrë 5398 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 2005 vota, Partia Demokratike e Kosovës 1298 vota dhe Aleanca 208.

Dje vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme ku qytetarët kanë votuar për të zgjedhur legjislaturën e re.

Të Ngjashme