Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Një aeroplani të vogël në Angli iu desh të bënte ulje emergjente në autostradë, të gjithë lavdëruan pilotin: Lëvizje e guximshme

Edhe pse rrallëherë shihen skena të uljes së aeroplanëve në autostrada, piloti i fluturake të vogël në Angli u detyrua të merrte këtë hap pasi u raportua për një mosfunksionim në aeroplan.

Sipas mediave angleze, aeroplani i vogël u ul në autostradën britanike A40.

“Dëshmitarët vlerësuan veprimet e pilotit të guximshëm, sepse ai parandaloi që dikush të lëndohej rëndë. Ai dëmtoi vetëm pak gardhin mbrojtës”, thuhet në media.

Policia e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarje njoftoi se nuk ka të lënduar.

“Ne jemi thirrur me denoncim se në autostradën A40 është ulur një aeroplan i vogël. Nuk ka të lënduar dhe supozohet se aty pranë nuk ka pasur automjete të tjera”, tha policia.

Një nga dëshmitarët që ishte në autobusin që transportonte pasagjerë nga Gloucester në Cheltenham në momentin e uljes, ka theksuar se e ka parë aeroplanin në rrugë dhe e ka fotografuar.

“Pashë disa kamionë zjarrfikës që kalonin urën pranë vendit të përplasjes. Nuk e regjistrova momentin kur u ul aeroplani, fotot u bënë ndoshta disa minuta më pas. U habita sepse vërtet nuk ndodh shumë shpesh. Mendoj të gjithë në autobus u habitën”, tha dëshmitari.


Related posts
Lajme

Bajqinovci: Pa u dënuar e sanksionuar Serbia, nuk shoh të ardhme në dialog

Lajme

Pasi dështuan ta mbyllin, Albin Kurti e Rozeta Hajdari shkojnë në ambientet e Klan-it

Lajme

Berisha: Edi Rama dhe urdhër që për Kosovën të mos diskutohet në Kuvend

Lajme

Sulmi në Banjskë, Haradinaj”: Terroristët kishin këtë plan