Lajme

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

Një anije cisternë në brigjet e Omanit raportohet se është qëlluar nga dy anije luftarake iraniane dhe një anije kontejnerësh është goditur nga një predhë , thotë Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Ushtria e Iranit thotë se ka mbyllur përsëri Ngushticën e Hormuzit, pasi rihapi rrugën kryesore të transportit detar të premten, në përgjigje të bllokadës së vazhdueshme të SHBA-së ndaj porteve iraniane.

Të dhënat nga faqja e ndjekjes MarineTraffic tregojnë disa cisterna që kalojnë rrugën ujore më herët të shtunën – ja se si ka evoluar situata gjatë 24 orëve të fundit.
Është e vështirë të qëndrosh në hap me atë që po ndodh vërtet në Ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC, dhe kjo hedh dyshime mbi pretendimin e Trump për një marrëveshje të afërt.

Diku tjetër, Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se një ushtar francez u vra në Liban ndërsa merrte pjesë në një mision paqeruajtës – në një deklaratë, UNIFIL thotë se një nga patrullat e saj “u qëllua me armë të vogla nga aktorë jo-shtetërorë”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po flet tani, ndërsa nënshkruan urdhra ekzekutivë në Zyrën Ovale, por mund të përmendë Ngushticën e Hormuzit.

Dje, Irani hapi Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare Ngushtica e Hormuzit, një rrugë detare me rëndësi globale për industrinë energjetike, ka qëndruar e mbyllur që nga fillimi i sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit (28 shkurt). Por, sot raportohet se është mvyllur përsëri.

Të Ngjashme