Lajme

Një ditë para zgjedhjeve, Osmani: Vota juaj është vendimi që përcakton të ardhmen e Kosovës!

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani u ka bërë apel qytetarëve që të mos heqin dorë nga e drejta e tyre për të votuar, duke thënë se vota është vendimtare për të ardhmen e vendit.

“Kemi dëgjuar shumë qytetarë të cilët janë lodhur nga bllokadat, nga pritjet dhe nga pasiguria politike.

Por dorëzimi nuk është zgjidhje. Kosova ecën përpara vetëm me pjesëmarrje. Mosvotimi nuk është zgjidhje… Vota juaj është vendimi që përcakton të ardhmen e Kosovës”, tha Osmani.

Të Ngjashme