Lajme

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Të shtënat me armë në Midland të Teksasit, lanë një person të vrarë dhe dhjetë të tjerë të plagosur. Sulmuesi, të cilin policia e kërkonte tashmë, u gjet i vdekur pas disa orësh kërkme në të cilën ai u barrikadua në një ndërtesë të braktisur. Sipas informacionit zyrtar, disa persona të plagosur janë ende në spital, shkruan CNN .

Drama filloi rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale, kur oficerët në West Wall Street dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Departamenti i Sigurisë Publike i Teksasit (DPS) dhe Policia e Midlandit iu përgjigjën menjëherë vendit të ngjarjes. Me të mbërritur, i dyshuari, i identifikuar si 45-vjeçari Victor Mata Villarreal nga Odessa, filloi të qëllonte drejt oficerëve dhe kalimtarëve përpara se të barrikadohej në një klinikë veterinare të braktisur.

Policia menjëherë rrethoi ndërtesën. Pas një rrethimi që zgjati disa orë, i dyshuari u gjet i vdekur rreth orës 12:30 të pasdites. Një burim policor konfirmoi për CNN se ai vdiq nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë. Një nga viktimat e të shtënave vdiq në vendngjarje.

Të Ngjashme