Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka njoftuar sot nisjen e punimeve për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë–Malishevë (R119).
Ky segment me gjatësi prej 3.1 kilometrash po realizohet me një investim prej 1.1 milionë euro punë të cilën do ta kryejë “Benita Company”.
“Sot shënuam nisjen e punimeve për fazën e dytë të rehabilitimit të rrugës rajonale Kijevë–Malishevë (R119), ku takova dhe falënderova punëtorët e angazhuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për mbi 11 mijë banorë të zonës.
Ky segment me gjatësi prej 3.1 kilometrash po realizohet me një investim prej 1.1 milionë euro nga qeveria “Kurti”.
Për vite me radhë, kjo rrugë është trajtuar vetëm me mirëmbajtje. Tani po bëjmë rikonstruktimin e plotë të saj, që përfshin asfaltimin, rregullimin e trotuareve dhe stacioneve të autobusëve, sistemin e kullimit dhe sinjalizimin rrugor.
Bashkë me fazën e parë, projekti përfshin gjithsej 11.7 kilometra, duke mbuluar të gjithë segmentin Kijevë–Malishevë.
Po vazhdojmë me punë dhe investime konkrete për infrastrukturë më të mirë, qarkullim më të lehtë dhe rrugë më të sigurta për qytetarët”, shkruan Basha në njoftim.
