Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, sipas të cilit gjatë ditës së fundit është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ku një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave zyrtare, janë shënuar edhe 25 aksidente me persona të lënduar, si dhe 27 aksidente të tjera me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar gjithsej 2,065 tiketa trafiku ndaj shoferëve për shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor.
Po ashtu, janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.
