Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një qytetar nga Istogu fshinë emrat e familjarëve të tij nga pllaka e përuruar Ditën e Çlirimit

Televizioni lokal në Istog “RTV Fontana” ka raportuar sot lidhur me një incident që ka ndodhur tek Lapidari i përuruar për Ditën e Çlirimit të Istogut.

Siç raporton ky televizion, disa përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, kanë fshirë 10 emrat e familjarëve të tyre nga lista e emrave në pllakën e Lapidarit.

Ata kanë thënë se po i fshijnë emrat meqë sipas tyre aty ka emra të personave që janë viktima civile dhe janë shtuar në listën e emrave të dëshmorëve.